Menjehere pas miratimit te ligjit qe ul kufirin nga 8 ne 5 milion xhiro ne vit per t’u njohur si biznes i vogel, vijne edhe komentet e para shetqesuese nga ekspertet.
“Po te marrin parasysh situaten ne te cilen ndodhemi, per njesite e administrimit tatimor eshte shume e veshtire te gjykohet nese ulja e ketij niveli do sjelle nje permiresim te grumbullimit te tatimeve dhe kjo do sjelle probleme per bizneset”, shprehet pedagogu i kontabilitetit ne UT, Sotiraq Dhamo.
Efekti i pare i kesaj mase do te jete rritja e barres fiskale per te gjitha ato biznese qe kalojne ne skemen e TVSH -se, qe sipas tatimeve llogaritet te jene ne mbi 10 mije ne gjithe vendin. ”Nese supozojme se do blihet me TVSH dhe do shihet me TVSH duke rritur cmimin aktual do kete nje tatim mbi vleren e shtuar per shpenzimet. Ne rastin me te keqe nese do blihet me TVSH dhe do shitet pa TVSH po pa mundur te rritet cmimi, atehere do rritet barra te pakten me nje shifer me tatimin e vleres se shtuar”, shton eksperti.
Ne rastin e Shqiperise, bizneset e vogla nje pjese te mire te blerjeve e bejne pa TVSH, pasi furnizohen nga biznese te tjera te vogla, qe do te thote se rritja e barres mund te jete shume e madhe duke e cuar biznesin ne zgjidhje ekstreme. ”Do rritet me shume presioni per te mos pranuar fatura qe te mos futen ne kufirin mbi 5 milione dhe kete do ta pesojne bizneset e medha”, perfundon Dhamo.
Top Channel