Berat, dyshohen dy rastet e para me A/HIN1

09/12/2009 09:15

Regjistrohen dy raste me gripin e derrit ne spitalin infektiv te Beratit. Dy gra te moshave 45 dhe 60 vjeç, jane shtruar kater dite me pare me shenjat e gripit te rende qe i kish shkaktuar deri ne pneumoni, por tashme rezultojne te prekur klinikisht nga virusi AH1N1.

Grate jane nga zonat rurale te rrethit dhe ndodhen nen trajtim mjekesor. Mjeku infeksionist, Petraq Ceca, beri te ditur se klinikisht dy pacientet jane mbartese te virusit dhe pse analizat ende nuk e kane konfirmuar nje gje te tille, pasi pritet te mberrije pergjigjja e mostrave te derguara ne Tirane.

Mjeku Ceca pohon se dy pacientet kane mberritur me kolle, temperature te larte, dhimbje mesi dhe kraharori.

Te dyja rastet menjehere jane shtruar prane ketij reparti dhe ka nisur dhenia e ndihmes mjekesore me tamiflu dhe medikamente te tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA