Bayern Munchen, Ribery rikthehet pas 10 ditesh
09/12/2009 15:55
Franck Ribery premton se pas 10 ditesh do zbrese ne fushe per te luajtur ne takimin kunder Hertes se Berlinit.
Fantazisti francez qe nuk luan qysh prej 3 tetorit per shkak te problemeve me gjurin, thekson se pas 10 ditesh do jete plotesisht i gatshem per te rinisur nje sezon jo shume pozitiv.
“Dua te luaj ne ndeshjen e fundit para pushimeve dimerore dhe kam nevoje ende per disa dite”, shprehet Ribery ne nje interviste per “Bild”. Ish lojtari i Marsejes shprehet se kjo ka qene nje periudhe e keqe per shkak te dhimbjeve te medha qe kane ndikuar edhe ne shendetin e tij mendor.
Top Channel