Ish i njohuri si kreu i bandes se Lushnjes, Aldo Bare apo Alfred Shkurti brenda dy javeve i ekstraduar ne Shqiperi ben levizjen e tij te dyte per te lehtesuar poziten e tij para gjykates.
Pas kerkeses se depozituar nga avokati mbrojtes, i cili i kerkon gjykates lirimin e 43-vjecarit lushnjar, Aldo Bare dorezon ne gjykate kerkesen per perjashtimin nga trupa gjykuese e Fatmira Hajdarit, kryesuese ne kete gjykim.
“Ceshtja ne ngarkimin tim ka marre ngarkesa te ndryshme mediatike dhe politike. Me qellim qe si per mua ashtu edhe ne pergjithesi per opinionin te mos paragjykohet vendimi qe kjo e nderuar gjykate do te marre, duke perjashtuar me kete rast cdo shkak dhe arsye personale, kerkoj qe ky trup gjykues te mos kryesohet nga Fatmira Hajdari”, thuhet ne dokumentin e firmosur prej Aldo Bares.
Menjehere sapo i pandehuri ka dorezuar kete shkrese ne gjykate edhe Fatmira Hajdari ka komunikuar ne salle se do t’i kerkoje kryetarit te Gjykates doreheqjen nga kjo ceshtje.
Aktualisht trupa gjykuese qe shqyrton dosjen e Aldo Bares dhe qe ka ka marre per kete arsye kompetencat e Krimeve te Renda eshte e mandatuar nga Keshilli i Larte i Drejtesise, pasi krimet e renda i kane te gjithe gjyqtaret te konsumuar me proceset per pjesen tjeter te bandes, gjysma e te ciles eshte ne burg dhe te tjeret nen gjykim.
Top Channel