Ademi e Manaj: Dy vendet, raporte te shkelqyera

09/12/2009 14:55

Zevendeskryeministri i Maqedonise, Abdylaqim Ademi dhe zevendeskryeministri i Kosoves, Rame Manaj kane cilesuar si “te shkelqyera” marredheniet mes dy vendeve.

Perfaqesuesit e dy qeverive kane deklaruar gjithashtu se dy vendet ndajne objektiva te perbashket, sic jane anetaresimi ne NATO dhe BE.

“Marredheniet mes Kosoves dhe Maqedonise jane te shkelqyera dhe konfirmohen me vendosjen e marredhenieve diplomatike. Presim qe se shpejti Kosova te hape ambasaden ne Shkup, sepse ne tashme e kami caktuar ambasadorin tone ne Prishtine, ku zyra jone nderlidhese do te kthehet ne ambasade”, ka deklaruar Ademi.

Ndersa Manaj, nga ana e tij ka falenderuar Maqedonine per njohjen e pavaresise dhe ka theksuar se dy vendet tani jane ne fazen e vendosjes se bashkepunimit ndersektorial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA