Kryetari i pare i Partise Demokratike, Eduart Selami, duke komentuar situaten politike ne Shqiperi ka vleresuar se ne demokraci eshte i domosdoshem si roli i mazhorances, ashtu edhe ai i opozites.
“Tensionimi i situates minon arritjet e demokracise, ne te cilen ka vend edhe per opoziten. Klasa politike shqiptare duhet ta kete parasysh kete dhe duhet te bashkepunoje”, ka deklaruar Selami ne nje interviste per VOA.
Sipas tij, Shqiperia ne 20 vite pluralizem ka arritur shume progrese, por gjate kesaj rruge ka pasur edhe disa aksidente qe duhet te shmangeshim.
“Pavaresisht nga acarimet, ne pergjithesi Shqiperia ka ecur ne rruge te drejte, me perjashtim te disa incidenteve qe duheshin evituar. Megjithate une mendoj se Shqiperia po i afrohet familjes evropiane”, ka pohuar Selami.
Me tej, i pyetur per 8 dhjetorin, qe konsiderohet si dita e rrezimit te regjimit komunist, ish-kryetari i PD eshte shprehur se ajo eshte dita me e rendesishme per Shqiperine.
“8 dhjetori eshte nje nga momentet me emocionuese te mijat, por edhe me progresive te Shqiperise, jo vetem sepse ra diktatura komuniste, por sepse u kalua drejt prirjeve perendimore. Kjo ngjarje me te drejte do te mbahet mend si ngjarja me e rendesishme e Shqiperise”, ka shtuar Selami.
Top Channel