Prishja e pallatit, ndertuesi padi ne gjykate

08/12/2009 10:30

Forca te policise se rendit dhe asaj bashkiake, deputete te Partise Socialiste kane qene sot ne vendin ku ndodhet nje pallat 12-katesh, fasada e te cilit u prish dje nga Inspektoriati i Larte Ndertimor.

Pallati ne pronesi te shtetasit Ilir Mata po prishet, pas denoncimit per parregullsi te kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti socialist Dashamir Peza ne nje prononcim per Top News u shpreh se ndihej i kercenuar per sigurine e familjes dhe te afermve te tij, duke e cilesuar Maten si viktime te sulmeve politike.

Mesohet se Mata ka derguar nje padi ne gjykate duke kerkuar pezullimin e veprimeve te Inspektoriatit Ndertimor.

Deputeti tjeter, Blendi Klosi thekson se te gjitha veprimet e Berishes kane si qellim krijimin e tensionit per largimin e vemendjes nga problematika te tjera kyce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA