Patos, perplasje ne keshillin bashkiak

08/12/2009 14:30

Salla e mbledhjeve te Keshillit Bashkiak ne qytetin e Patosit eshte kthyer ne nje shesh proteste dhe perplasje mes keshilltareve bashkiake dhe punonjesve te ndermarrjes se gjelberimit te qytetit.

Keta te fundit nuk kane marre pagat prej disa muajsh per shkak se keshilli bashkiak nuk ka miratuar fondet.

Ne mbledhjen e rradhes keshilli do diskutonte per nje mocion mosbesimi kunder kreut te keshillit bashkiak por ne salle kane hyre punonjesit e ndermarrjes se gjelberimit.

Keshilltaret kane thirrur forcat e rendit per te larguar protestuesit dhe per te vijuar mbledhjen. Keta te fundit kane nisur te largojne punonjesit nga salla ndersa ka nderhyre policia bashkiake qe ka kerkuar largimin e forcave te rendit nga salla e keshillit bashkiak.

Situate e tensionuar dhe perplasjet sollen edhe nderprerjen e mbledhjes se keshillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA