Ndertimet, Vasil Bollano ne gjyq

08/12/2009 19:50

Prokuroria e rrethit te Vlores ka derguar ne gjykaten e ketij qarku nje dosje penale ne ngarkim te kreut te bashkise se Himares, Vasil Bollanos dhe kater zyrtareve te tjere te kesaj bashkie, per shperdorim detyre dhe falsifikim te formulareve.

Ne nje deklarate te Prokurorise se Pergjithshme thuhet se, Vasil Bollano eshte hetuar ne gjendje te lire dhe sipas prokurorise del fajtor pese here, por ai nuk eshte paraqitur asnjehere ne organin e akuzes per te dhene shpjegime edhe pse eshte thirrur.

Sipas prokurorise, kreu i bashkise se Himares, Bollano, sekretaret e KRRT-se dhe juristi kane miratuar leje per sheshe ndertimi, si dhe leje ndertimi ne favor te personave jo pronare te truallit.

Gjithashtu jane miratuar leje per ndertim ne zonat turistike, nga KRRT-ja e Himares, kur kjo eshte kompetence vetem e KRRTRSH-se.

Ne nje dosje voluminoze te prokurorise se Vlores ka akuza te tjera ku thuhet se Bollano, ne cilesine e kryetarit te KRRT-se, ka dhene leje per tre ose kater kate banimi, duke falsifikuar te dhenat e formulareve te lejeve, si dhe duke falsifikuar procesverbalet.

Gjithashtu, sipas prokrurorise jane miratuar edhe leje per shesh ndertimi ne zona jashte vijes se verdhe te qytetit te Himares, pa patur nje studim urbanistik te miratuar.

Prokuroria tha se hetimi kishte nisur pas kallzimeve te bera nga kater shtetas, pronare te trojeve ne Himare dhe Jale.

Prokuroria e Vlores ka marre te pandehur edhe kryetarin e komunes se Novoseles, Rait Llanaj dhe dy vartesit e tij ne kete komune, i cili ka dhene nje leje per shperndarjen e dheut qe nuk eshte ne kompetencen e tij, si dhe dy leje ndertimi jashte vijes se verdhe te Novoseles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA