Ne nje investigim te emisionit Fiks Fare ne Top Channel, pothuajse ne te gjithe vendin rezultoi se, shkollat u mbyllen para kohe, per shkak se nje pjese e madhe e arsimtareve u nisen drejt Tiranes ne menyre te organizuar per te marre pjese ne mitingun e PD-se.
Ndersa ne Korce nje pjese e madhe e mjekeve dhe arsimtareve jane nisur me furgone dhe autobuze ne drejtim te Tiranes, duke braktisur vendin e punes.
Treni i pasagjereve nga Durres per ne Tirane ka qene falas per te gjithe ata qe do te merrnin pjese ne miting.
Gjate investigimit te gazetareve rezultoi se, nje pjese e madhe e tyre ishin mjeke dhe arsimtare qe sot e kishin bere pushim per shkak te marrjes pjese ne miting.
Ne Shkoder, ne Lezhe e ne nje pjese tjeter te rretheve te vendit shkollat u mbyllen para kohe.
Top Channel