Mitingu i madh i PD ne Tirane ka vene ne levizje edhe institucionet shteterore. Edhe ne Lezhe ka vazhduar keshtu rituali i nderprerjes se aktivitetit normal si gjate kohes se fushatave elektorale.
Shkollat nderprene mesimin me heret pasi shumica e mesuesve u nisen ne menyre te organizuar drejt kryeqytetit me autobuze per te perkujtuar 8 dhjetorin e vitit 1990.
Nxenesit e shkolles Fran Bardhi ne Kallmet te Lezhes thone se nuk e zhvilluan mesimin normalisht. “Une jam ne klasen e gjashte dhe beme 4 ore mesim se duhet te iknim tek Berisha”, ka deklaruar nje nxenes.
Drejtuesit e shkolles nuk pranuan te prononcohen ne lidhje me shkurtimin e procesit mesimor dhe moszhvillimin e dy oreve te fundit, ndonese mitingu i PD zhvillohej mbasdite.
Top Channel