LSI: PSE nuk miratoi rezolute

08/12/2009 20:15

Levizja Socialiste per Integrim ka dhene nje tjeter realitet per kongresin e partive socialiste europiane.

Sipas sekretarit te pergjithshem te LSI, Petrit Vasili, Edi Rames dhe PS-se se Shqiperise i eshte kerkuar te kthehen ne Kuvend, duke lene menjane bojkotin.

Per me teper, sipas LSI, asnje rezolute nuk eshte miratuar per zgjedhjet ne Shqiperi.

“Delegacionit te PS te drejtuar nga Edi Rama i eshte bere thirrje t’i jape fund bojkotit dhe te kthehet ne Parlament. Debati duhet te kryhet ne Parlament, ky ka qene mesazhi”, ka deklaruar Vasili.

Nderkohe Partia Socialiste ka sqaruar se ne takimin e posacem te kongresit te partive socialiste evropiane qe zhvillohej per ceshtjen e Ballkanit u propozua nje qendrim lidhur me krizen politike ne Shqiperi. Dokumenti, sipas PS, ka marre pelqimin e te gjitha partive pjesemarrese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA