Gjykata kushtetuese nisi shqyrtimin e padise se Partise Socialiste kunder marreveshjes se qeverise shqiptare dhe asaj greke per ndarjen e kufijve ujore.
Argumenti i pare qe u pranua nga pala negociatore ishte anashkalimi i Presidentit i cili i njeh plotfuqishmerine delegacionit per te negociuar per ceshtje te tilla.
Seanca e cila zgjati me nderprerje 7 ore, zbuloi tre fakte: e para, ne negocimin e marreveshjes eshte menjanuar plotfuqia. Kur behet fjale per marrevshje te negociuara ne emer te shtetit shqiptar, plotfuqine per te negociuar, delegacionit shqiptar e merr prej Presidenti i Republikes. Por ne rastin ne fjale, krijimi i grupit nderministerial eshte bere me nje urdher te kryeministrit dhe grupi negociator, eshte krijuar sipas paktikave diplomatike. Per shkak te vendosjes se medias, perfaqesuesit e institucioneve jane filmuar me kurriz.
“Nese do te kerkohej plotefuqia do te pergatitej. Nuk eshte nje shmangje e bashkepunimit nderinstitucional, absolutisht jo. Thjesht kjo eshte praktitka e perfundimit te akteve nderkombetare ne ditet e sotme. Nuk eshte shmangur, nuk ka qene ky si qellim, por thjesht palet kane rene dakort qe keshtu do komunikonin me njera-tjetren, besimin reciprok me njera-tjetren dhe jane bere delegacionet te ditura”, eshte shprehur para trupit te Gjykates Kushtetuese, perfaqesuesja e Ministrise se Jashtme, Ledia Hysi.
Ndonese pale e interesusar, Presidenca nuk kishte derguar perfaqesues, por nje leter, ne te cilen shprehte besimin ne vendimin e Gjykates. Nje tjeter fakt, eshte se pala shqiptare ka propozuar vete qe te negociohet mbi bazen e parimit te barazlargesise.
Por ne ankesen e saj Partia Socialiste argumenton se ne percaktimin e kufijve detare, toka ka perparesi mbi detin. Pra toka shqiptare duhet te kishte perparesi mbi ishujt, si ai i Korfuzit, apo shkembi i pabanuar i Barketes. Por perfaqesuesi i Ministrise se Mbrojtjes sqaroi:
“Ketu abuzohet dhe thuhet qe eshte ne mes shkembi i Barketes, por eshte ne mes, afersisht ne mes nese merret nga ishulli i Korfuzit dhe jo nga ishulli Peristea, nga ky ishull eshte shume afer dhe thellesia maksimale midis shkembit dhe ishullit Peristea eshte 16 meter. Dhe eshte e veshtire te kalojne anijet e medha, sidomos tragetet qe gjithmone kane kaluar ne ujerat tona duke zbatuar parimin e lundrimit paqesor. Kur diskutohet ne te tilla marreveshje diskutohet edhe trafiku domethene cili shtet ka trafikun me te madh te anijeve. Keshtu qe ne dilnim te humbur aty. Kjo eshte. Na kane ofruar ne det te hapur per kompensim. Nuk e pranuam prpozimin e tyre dhe i qendruam strikt parmit te ekuidistances”, eshte shprehur para Kushtetueses, perfaqesuesi i Ministrise se Mbrojtjes, Admirali, Kristaq Gervenji
Sipas Partise Socialiste kjo menyre trajtimi e çeshtjes ka bere qe shteti shqiptar te humbase padrejtesish nje siperfaqe te konsiderueshme ujrash detare, shelf kontinenal, nentoken e tij, dhe hapesiren ajrore mbi kete.
Per dhene vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese nuk shtrengohet nga asnje afat kohor.
Top Channel