Itali, aksident rrugor, plagoset rende shqiptari
08/12/2009 21:45
Nje 22 vjecar shqiptar, me iniciale O.Z, eshte shtruar ne gjendje te rende ne spitalin e provinces se Pietra Ligure, ne Itali, per shkak te nje aksidenti rrugor.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave 22 vjecari po udhetonte me nje motor dhe pas nje parakalimi te gabuar eshte perplasur me nje makine.
Ai ka humbur menjehere ndjenjat sapo eshte perplasur me asfaltin dhe ne ndihme te tij ka ardhur ambulanca qe u lajmerua nga kalimtaret.
Sipas burimeve, 22 vjecari i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale. Dinamika e aksidentit u rindertua nga agjentet e policise rrugore.
Top Channel