Tete muaj pas bllokimit te saise me te madhe te heroines te kapur ne vend, Gjykata e Krimeve te Renda celi procesin ndaj tre shtetasve gjermane dhe dy shqiptareve te akuzuar per trafikim te lendeve narkotike.
Cifti gjerman Franc Kiashek dhe Rechina Kiashek dhe bashkekombasi i tyre Daniel Englert dolen para gjykates duke pohuar se jane dakord te mbrohen nga avokatet e zgjedhur prej muajsh.
Por gjate apelit te te pandehurve u vu re mungesa e Zaim Tafes, edhe ky nen akuze per te njejten veper penale. Gjykata deklaroi se i ka derguar shkrese policise se Fierit, por kjo e fundit nuk ka reaguar, duke e interpretuar keshtu mungesen e te pandehurit Tafa si mos venie e tij ne dijeni nga policia e qarkut.
Por ndodhej ne salle i bashkeakuzuari tjeter Albert Pellumbaj, te cilit i mungonte avokati mbrojtes. E ndodhur ne keto rrethana, gjykatesja perseriti njoftimin e paleve qe mungonin.
Zaim Tafa u arrestua se bashku me tre te tjeter gjate operacionit policor te dy majit te koduar “keshtjella”. Ne ate kohe u sekuestruan 40 kilograme heroine gjate tentatives per ta kaluar ate ne Kakavije.
Por me vone Gjykata e Larte e liroi biznesmenin Tafa duke e argumentuar vendimin se organi i akuzes nuk ka prova qe e perfshijne ate ne kete linje trafiku.
Prokuroria pohoi jo zyrtarisht gjate asaj kohe se per fierakun 45 vjecar ka prova sikurse jane pergjimet telefonike, si dhe prova te ndryshme ne banesen e tij pas sekuestrimit te shume objekteve qe jane perdorur per paketimin e 40 kg heroine, te bllokuar ne mjetein e ciftit te moshuar gjerman.
Top Channel