Realizohet per here te pare nje operacion teper i veshtire, i cili u kthen degjimin personave qe e kane humbur ate.
Spitali Amerikan, ne bashkepunim me Universitetin e Vjenes dhe qendren spitalore universitare “Nene Tereza”, realizuan dje implantin koklear te veshit. Tashme kane degjim te plote dy paciente, nje 4-vjecare dhe nje 57-vjecar. Dy implantet, kostot e te cilave kapin shifren 70 mije euro, jane fryt i punes se gjate te ekipit te ketij spitali ne bashkepunim me kliniken e ORL-se prane QSUT-se.
Nje kontribut te vecante ne realizimin e kesaj nderhyrjeje ka firma austriake MED–EL, e cila ka dhuruar per keta dy paciente aparaturen e implantit. Nje implant koklear eshte nje pajisje komplekse elektrike e vogel, e cila ndihmon ne sigurimin e ndjesise se degjimit ne nje person qe eshte thellesisht i shurdhet ose ka veshtiresi te medha ne degjim. Implanti konsiston ne nje pjese te jashtme, qe vendoset prapa veshit dhe nje pjese e dyte qe vendoset me ane te kirurgjise ne brendesi te veshit.
Nje implant ka pjeset e meposhtme: nje mikrofon, i cili mbledh tingujt nga mjedisi, nje procesor shqiptimi, i cili selekton dhe organizon tingujt e mbledhur nga mikrofoni. Pajisja ka nje transmetues dhe marres/stimulus, i cili merr sinjale nga procesori i shqiptimit dhe i kthen ato ne impulse elektrike.
Nje grup elektrodash eshte grupi qe grumbullon impulse nga stimuluesi dhe i dergon ato ne pjese te ndryshme te nervit te degjimit. Nje implant nuk kthen degjimin normal, por i jep njeriut te shurdhet nje prezantim te dobishem te tingujve te mjedisit dhe e ndihmon ate per te kuptuar shqiptimin. Implanti koklear i aplikuar sot ne Spitalin Amerikan, pervec se eshte nderhyrja e pare e ketij lloji ne vend, eshte shume i rendesishem sepse eshte i programuar per persona shqipfoles.
Mund te bejne transplanto koklear femijet dhe te rriturit te cilet jane te shurdher ose kane veshtiresi te medha te degjimit. Te rriturit qe gjate jetes kane humbur te gjithe degjimin mund te perfitojne nga ky transplant. Implantet kokleare, shoqeruar me terapine intensive postimplementimit, mund te ndihmojne femijet per te mesuar te foluren, gjuhen dhe aftesite shoqeruese. Shumica e femijeve qe marrin implantin jane 2-6 vjec.
Top Channel