BE, serish apel per dialog

08/12/2009 19:55

Lideret e Shqiperise duhet te pranojne te bisedojne edhe ne rastet e mosmarreveshjeve, nese deshirojne t’i bashkohen tradites se Brukselit.

Kete mesazh dha presidenca suedeze ne emer te 27 vendeve anetare, duke qartesuar konkluzionet e Keshillit Europian per Ceshtjet e Pergjithshme mbi Shqiperine.

I pyetur se c’kuptim ka perseritja e mesazhit per nje dialog konstruktiv politik, kur partite kryesore mbajne qendrime ekstreme duke ashpersuar gjuhen ndaj njera-tjetres, ministri Carl Bildt u pergjigj se politikanet shqiptare duhet te ulen ne tryeze qe te arrijne marreveshje mbi mosmarrveshjet nese duan ta integrojne vendin ne Bashkimin Europian.

“Persa i takon gjendjes se dialogut politik ne Shqiperi, situata eshte e erret per momentin. Une do t’i beja apel lidereve ne Shqiperi qe te pranojne se per ta cuar kete vend perpara, ata duhet te ulen. Mund te mos bien dakord ndonjehere, por duhet marreveshje per te cuar vendin perpara. Dhe kete mesazh mendoj se e gjeni ne keto konkluzione, mesazhin qe nese ata duan te vijne ne Bruksel, nese ata duan te jene pjese e Europes, Europa ka dialog mes lidereve poltike, edhe ne raste mosmarreveshjesh. Ne shpresojme se Shqiperia do t’i bashkangjitet kesaj tradite sa me shpejt te jete e mundur”, ka deklaruar Bildt.

Persa i takon liberalizimit te vizave, Keshilli Europian njeh progresin e bere ne permbushjen e kritereve dhe ministri suedez, ne konferencen e tij te fundit per shtyp, perseriti se ky proces do te kurorezohet vitin e ardhshem edhe per Shqiperine e Bosnjen.

Ne konkluzionet e Keshillit thuhet se Shqiperia duhet te forcoje shtetin ligjor, luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, ne menyre urgjente duhet te garantoje pavaresine e gjyqesorit, te administrates publike, te mundesoje funksionimin e duhur te institucioneve shteterore. Nderkohe qe kerkohen me shume perpjekje per te rritur kapacitetet administrative si dhe kushtet e lirise se medias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA