“Kumari 2”, ne prokurori 65 subjekte kazinoje

08/12/2009 08:15

Ne datat 4-6 dhjetor, strukturat perkatese te shtetit kane kryer nje aksion te gjere ne rang vendi, per te verifikuar nga afer aktivitetin e lojerave te fatit.

Sipas Policise se Shtetit, e cila ka mbeshtetur ne terren Njesine Mbikeqyrese te Ministrise se Financave, gjate ketij operacioni u kontrolluan 260 subjekte, te cilat zhvillonin aktivitetin e lojerave te fatit.

Nga kontrollet, 65 prej tyre rezultuan te palicencuara nga organet perkatese per ushtrimin e ketij aktiviteti, te cilet u proceduan penalisht ne organin e prokurorise per kryerjen e vepres penale te “Organizimit te lotarive te palejuara” dhe “Venies ne dispozicion te lokaleve per lojera te palejuara” bazuar ne nenet 197 dhe 198 te Kodit Penal.
Gjithashtu subjekteve te palicencuara iu bllokuan ambientet ku ushtronin aktivitetin e paligjshem, si dhe iu sekuestruan ne total 401 makineri kompjuterike per zhvillimin e lojerave te fatit.

Nisur nga situata e krijuar mbi evidentimin e personave dhe te subjekteve qe ushtrojne aktivitet te paligjshem te lojerave te fatit, Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit kishte zhvilluar ne shkalle vendi operacionin policor te koduar “Gambling 2” (“Kumari 2”), me qellim nderprerjen e aktiviteteve te paligjshme te lojerave te fatit, identifikimin dhe procedimin penalisht te personave qe kryejne kete aktivitet, si dhe bllokimin e ambienteve dhe sekuestrimin e pajisjeve dhe makinerive te lojerave te fatit.

Gjithashtu, ne mbeshtetje te ketij operacioni, jane angazhuar edhe strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Njesise se Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA