8 dhjetori, Berisha pershendet shqiptaret

08/12/2009 16:50

Demokratet kane celebruar me nje miting festiv ne sheshin Skenderbej diten kur studentet shqiptare u ngriten per te shembur regjimin e fundit komunist ne Europe, diten qe shenoi nisjen e udhetimit te shqiptareve drejt Europes.

Ne kete 19 vjetor, kryeministri Sali Berisha, njeri nga protagonistet e asaj kohe dhe kryetari i partise se pare opozitare ne vend, nderoi te rinjte shqiptare te lindur ne demokraci, brezin e pare europian te vendit.

“Jemi bashkuar sot ne kete shesh me shume se kurre ne histori, sepse ne bashke do te ndertojme Shqiperine e vlerave te medha. Gezuar 8 dhjetorin! Shqiperia e endrres suaj do te jete shtepia juaj me e bukur. Lum ata qe do ta jetojne! Zoti ju bekofte”, eshte shprehur Berisha.

Pas 19 vjetesh kryeministri Berisha, i emocionuar tha se endrra e studenteve te dhjetorit per ta bere Shqiperine si Europa po behet realitet me Shqiperine anetare te NATO-s, Shqiperine ne prag te liberalizimit te vizave, Shqiperine me afer integrimit.

“8 dhjetori eshte dita e marshit te lirise sone drejt Europes. Ne bashke do ndertojme Shqiperine evropiane. Thirrja jone vjen nga sheshi Skenderbej per cdo shqiptar. Ejani te bashkohemi”, ka pohuar Berisha.

Kryeministri kishte edhe nje mesazh qe i shkonte per shtat situates aktuale politike. “Sot ne jemi shume, jemi me shume se kurre me pare. Ne emer tuaj me lejoni te garantoj ata qe me plehrat e bllokut te djeshem, me koskat e mafies do te tentojne te na pengojne. Se garancia jone eshte, mafies ligjin me gjithe rreptesine, kurse plehrave te bllokut ne koshin e historise qe meritojne”, ka theksuar Berisha.

Berisha e shpalli 8 dhjetorin ne sheshin Skenderbej feste kombetare. “Le te shpallim nga ky shesh 8 dhjetorin festen tone kombetare”, ka shtuar Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA