Politikani Prec Zogaj ka deklaruar se 8 dhjetori nuk eshte dita e levizjes studentore qe rrezoi regjimin komunist.
Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Zogaj eshte shprehur se levizja per pluralizem filloi nje dite me vone.
“Me vone fillon ajo qe eshte quajtur levizja studentore per vendosjen e pluralizmit ne Shqiperi. Ajo eshte zhvilluar ne datat 9, 10, 11 dhe me 12 eshte krijuar PD-ja. Kaluam ne nje faze te re dhe ka nje parti qe kontraston nje parti ne fuqi”, ka pohuar Zogaj.
Zogaj ka theksuar se 8 dhjetori nuk eshte dita kur u rrezua komunizmi, pasi kjo dite sipas tij nuk eshte caktuar ende.
“8 dhjetori eshte nje ironi e madhe e historise sone. Eshte dita e rinise, kurse diten e ndarjes nga komunizmi ende s’e kemi caktuar tamam, pasi kemi thene se eshte 11 dhjetori dhe disa here 12 dhjetori. Kjo nuk eshte serioze, por megjithate 8 dhjetori eshte festa e rinise”, ka shtuar Zogaj.
Top Channel