Nje jave perpara mbledhjes se kuvendit kombetar te Partise Demokratike, anetari i kryesise, Aleksander Biberaj ka dorezuar zyrtarisht propozimet per ndryshimet ne statut.
Keto propozime ndryshojne rrenjesisht menyren ne funksionimin dhe drejtimin e Partise Demokratike.
“Drejtuesit e te gjitha niveleve duhet te zgjidhen me parimin “nje anetar nje vote” dhe nuk duhet te kene funksione te tjera. Kryetari mund te zgjidhet, ndersa te tjeret nuk mund te zgjidhen dy here”, ka propozuar Biberaj.
Propozimet e zotit Biberaj vijne pak perpara se grupi i punes i ngritur per kete ceshtje t’i paraqese kryesise propozimet zyrtare, qe deri tani besohet se nuk permbajne asnje prej pikave kryesore te ish-deputetit demokrat Aleksander Biberaj.
Top Channel