Parate e pista, ne loje arsimi dhe farmaceutika

07/12/2009 08:10

Drejtoria e Parandalimit te  Pastrimit te Parave paraqiti pak kohe me pare  ne Komisionin e Sigurise Kombetare nje raport te detajuar mbi rastet e hetimit te aktiviteteve te dyshimta.

Sipas saj, tashme ne rrjetin e “parave te pista” kane hyre edhe sektoret e arsimit dhe farmaceutikes. “Kemi deduktuar raste te dyshimta, ku parate, te cilat nuk kane burime te ligjshme, jane investuar ne dege te ndryshme te ekonomise si ndertim, hoteleri, shitblerjen e pronave te paluajtshme, jane investuar ne arsim e ne sektorin medicinal, jane depozituar ne banka”, tha Arben Doci, shefi i DPPP-se. Sipas tij, jane leshuar 18 urdhra per bllokimin e 36 llogarive bankare, me vlere totale 3.2 milione euro ose rreth 4 miliarde leke te vjetra.

Per vitin 2009, prane DPPP-se jane raportuar 77 raste me aktivitet te dyshimte, nga 152 qe ishte ne vitin 2008, kurse ne 2007-n u regjistruan 748 raste. 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta