Ngjela: Neser festojne grabitesit e votes

07/12/2009 21:50

Kryetari i Partise per Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela ka deklaruar se neser, ne 20 vjetorin e levizjes studentore, do te festojne ata qe sipas tij kane vjedhur votat.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Ngjela ka deklaruar se, sado qe mazhoranca qeverisese te organizoje mitingje, nuk do te arrije ta fshehe grabitjen e votave te 28 qershorit.

“Neser do te dalin dhunuesit e votave dhe do te festojne voten e lire. Ata jane nje turp kombetar. Por sado njerez qe te mbledhin nuk do t’ia dalin dot te mbulojne grabitjen e votave”, ka pohuar Ngjela.

Sipas tij, 8 dhjetori i 20 vjeteve me pare nuk ishte dita kur u rrezua regjimi komunist, por dita kur lideri i fundit komunist, Ramiz Alia vendosi nje regjim te ri per te mbijetuar.

“Levizja studentore eshte nje levizje panboterore. Ne flasim per levizje politike, por kemi nje pluralizem politik te vendosur nga Ramiz Alia. Regjimi komunist nuk ishte me i forte. Ishte nje rregjim i marre fund sepse ishte shkaterruar ekonomia, tregu ishte bosh. Dhe Ramiz Alia gjeti rastin per te mbijetuar dhe e pranoi 8 dhjetorin si dite te pluralizmit”, ka pohuar Ngjela.

Sipas tij, sot, kur kane kaluar 20 vjet nga levizja e dhjetorit, shteti shqiptar ndodhet ende ne udhekryq, pasi sipas tij pushtetet qe kane qeverisur nuk kane sjelle zhvillimin e vendit.

“Pyetja qe ngrihet tani pas 20 vjetesh eshte kjo, a kemi krijuar ne Shqiperi zhvillimin? A ka zhvillim te tregut? Cfare ka sjelle ky 20 vjecar? Asgje. Cfare kemi fituar? Asgje”, eshte shprehur Ngjela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA