Ndertuesit: Nuk jemi ne mafia

07/12/2009 19:55

Shoqata e ndertuesve veren e shqtesuar se klima e biznesit ne vend eshte renduar per shkak te deklaratve te diteve te fundit per ekzistencen e mafias se ndertimit.

Ndertuesit shprehen se shoqata e tyre eshte nje bashkim vullnetar i ndertuesve, pro ligjit dhe larg rrymave politike.

“Shoqata eshte nje bashkim vullnetar i ndertuesve, i themeluar ne baze te respektimit te ligjit. Shoqata, duke mos pasur asnje lidhje me mafian, eshte per luften kunder mafias dhe korrupsionit”, ka deklaruar perfaqesuesi i shoqates, Luigj Aleksi.

Ndertuesit jane pozicionuar edhe per ceshtjen e lejeve te ndertimit, nderkohe qe verejene se qeveria nuk po i zbut efektet e krizes financiare.

“Pozicionohemi ne mbrojtje te lejeve te ndertimit, si nje dokument i patjetersueshem qe duhet te kete ndertuesi per te legjitimuar ndertimin e tij. Jemi te bindur se institucionet e vendit jane ne gjendje ta dallojne dhe godasin nje ndertim te paligjshem”, ka pohuar Aleksi.

Nisur nga kjo situate problematike e krijuar, ndertuesit i drejtohen qeverise me disa kerkesa. “Te miratohet plani rregullues i Tiranes, te fillojne mbledhjet e KRRT-se dhe te vazhdojne investimet ne infrastrukture”, ka shtuar Aleksi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA