Konferenca gjyqesore, Bejleri kunder

07/12/2009 20:30

Ne deklaraten zyrtare te pak diteve me pare njoftohej se pas mbledhjes mbare gjyqesore, grupi nismetar i perbere prej 119 gjyqtaresh mandatoi unanimisht kryetaren e Gjykates se Larte Shpresa Becaj per te thirrur konferencen kombetare gjyqesore, nga ku do te zgjidhen kater anetaret e rinj te KLD-se.

Por gjyqtarja e ceshtjeve civile, Manjola Bejleri, njekoheshisht kryetare e shoqates se gjyqtareve, kundershton shifren prej 119 gjyqtaresh te deklaruar nga grupi nismetar. Zonja Bejleri pohon se gjyqtaret qe ndodheshin ne votim ishin vetem 80.

“Ne mbledhjen e pasdites ishte nje pjesemarrje prej 80 gjyqtaresh. Nuk u votua me leter, ku te percaktohej ne menyre te sakte mendimi. Une isha prezent ne dy sesionet, deri ne fund te mbledhjes dhe nuk kam votuar, sepse sipas gjykimit tim nuk mund te votoj per nje ceshtje qe ka te beje nese konferenca gjyqsore duhet te funksionoje me apo pa ligj”, deklaron Bejleri.

Gjyqtarja Bejleri kembengul se konferenca gjyqesore nuk mund te thirret nga nje pakice gjyqtaresh, por e le ne vleresimin e kryetares se Gjykates se Larte, zonjes Shpreza Becaj, te zgjedhe se c’do te beje me mandatin e dhene.

“I mbetet kryetares se Gjykates se Larte ta shqyrtoje kete vendimmarrje, qe eshte dhene nga nje minorance”, shton Bejleri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA