Atehere kur deshmitaret e ceshtjes “Gerdeci” kane nisur te vijne ne gjykate per te folur mbi cfare ata dine rreth dites tragjike te 15 marsit, por edhe me pare, Dritan Minxholli ka thyer heshtjen duke lene qeline e duke ardhur ne sallen e gjyqit per te folur.
Nga kafazi, ish-drejtori i fabrikes se demontimit, Dritan Minxholli i tha treshes gjykuese se mban pergjegjesi per veprimet e tij, ndersa akuzoi shtetin, pasi sipas tij askush nuk ishte kujtuar per te kontrolluar kushtet e sigurise ne fabrike.
Sipas tij, pavaresisht se dyert e fabrikes kane qene te hapura, pervec disa funksionareve te “Meico” askush tjeter nuk interesohej se cfare ndodhte aty.
Nderkohe, ka deshmuar ne gjykaten e Tiranes Zamira Durda, nena e Edison Durdes i cili mbeti i plagosur rende dhe per pasoje vdiq ne nje klinike ne Itali.
E veshur qe prej 2008-es me rroba zie, Zamira Durda tha se i biri kishte dale nga shtepia per te luajtur me biciklete dhe ai kurre nuk u kthye i gjalle.
Edhe tre banore te tjere pershkruan me nota rrenqethese tmerrin e minutave kur ndodhi shperthimi dhe kerkimet e tyre per familjaret ne fshat.
Ne liste jane rreth 300 deshmitare, mes tyre punetore ne fabriken e demontimit, deri edhe ish-ministrat e Drejtesise Bumci dhe Alibeaj, si dhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.
Top Channel