Orikum, dyshime per kokaine ne nje prej jahteve

06/12/2009 08:40

Pas kontrollit “antimafie” ne Portin e jahteve ne Orikum “fshihej” nje aksion antidroge.

Burime te sigurta nga prokuroria e rrethit bejne te ditur se aksioni ka nisur pas marrjes se sinjalizimit se ne njerin prej jahteve te ankoruara ne port fshihej nje sasi lende narkotike e llojit kokaine.

Lenda narkotike dyshohej se fshihej ne njerin prej mjeteve lundruese te ankoruara ne molin “Morine” dhe ishte ne pronesi te nje shtetasi italian. Pavaresisht se aksioni antidroge “u fsheh” pas kontrollit te dokumentacioneve te mjeteve lundruese, ne kuader te ligjit te moratoriumit te skafeve, burime zyrtare te Policise se Qarkut te Vlores kane deklaruar dje se zbarkimi i prokurorise, specialisteve te Task-Forces kunder krimit ekonomiko-financiar dhe policise ne molin e jahteve “Marina” ne Orikum, eshte bere pas nje informacioni te marre per lende narkotike.

Zedhenesi i shtypit i Drejtorise se Policise se Qarkut Vlore, ka bere te ditur dje per mediat se jane kontrolluan tete jahte qe gjendeshin ne molin “Marina”, por nga kontrolli i ushtruar nuk eshte konstatuar ndonje send i kundraligjshem. Kaq ka qene informacioni qe eshte servirur nga organi blu i qytetit bregdetar, nderkohe qe mesohet se aksioni ka vijuar dje gjate gjithe dites dhe pritet te vijoje edhe ne ditet e tjera.

Ne diten e dyte te kontrollit te jahteve, policia e FNSH-se dhe Guardia di Financa Italiane kane vijuar kontrollet ne cdo pjese dhe skute te ketyre mjeteve lundruese luksoze. Dyshimet per sasine e lendes narkotike kane bere qe kontrollet te jene mjaft te imtesishem dhe te perqendruar ne brendesi te ketyre jahteve.

Per kete arsye eshte vene ne dispozicion qeni i specializuar per nuhatjen e droges apo lendeve plasese. Nderkohe mesohet se dje jane perfshire ne operacion dhe palombare, te cilet jane zhytur ne thellesi per te inspektuar pjesen e zhytur nen uje te jahteve. Dyshimet se lenda narkotike mund te jete fshehur apo hedhur ne det, pas zbarkimit te policise, kane rezultuar pa sukses dhe gjate zhytjes palombaret nuk kane verejtur apo gjetur ndonje send te kundraligjshem.

Ashtu si dhe ne diten e pare te aksionit, gjate gjithe dites se djeshme nuk eshte lene asnje person te afrohet ne territorin e portit. Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane penguar hyrjen ne zone te ndonje personi qe nuk ka qene i autorizuar apo pjese e operacionit. Pasi eshte bere kontrolli ne tete prej tyre, nuk ka rezultuar asnje lloj lende narkotike. Ky ishte dhe informacioni i cunguar i policise se Vlores.

Ne Portin e jahteve ne  Orikum qendrojne te ankoruara rreth 35 mjete detare, qe nga jahtet luksoze me gjatesi deri ne 30 metra, deri te gomonet per levizje turistike ne zonen e Karaburunit. Shumica e mjeteve jane ne pronesi te shtetasve te huaj, kryesisht italiane, por aty kane jahtet e tyre edhe disa biznesmene shqiptare.

Top Channel