Nje alarm i fuqishem dhe dramatik vjen ne veshet e politikaneve shqiptare, nepermjet mendjes se nje prej intelektualeve dhe politikaneve me te spikatur ne te gjitha trevat mbareshqiptare.
Behet fjale per Arben Xhaferrin, i cili ne nje interviste ekskluzive per “Shqip” leshon nje paralajmerim ndaj politikes shqiptare ne keto momente te veshtira te konfliktualitetit politik.
Ne nje skaner te hollesishem qe i ben situates politike, politikani dhe publicisti i njohur deklaron se, “Ne situaten e krijuar, nuk ka asnje zgjidhje tjeter qe do te mund te funksionoje ne afat me te gjate. Por, jo vetem kaq. Nese kjo krize do te thellohet, Shqiperia perfundimisht do te radhitet ne listen e shteteve ku ka deshtuar demokracia, ne listen e shteteve qe nuk funksionojne”.
Analiza e Z.Xhefarri eshte mjaft e qarte: nga zgjedhjet e 28 qershorit ka nje verdikt popullor qe nuk i ka dhene pushtetin per te qeverisur vetem njeres nga forcat politike, por ka nje vullnet te qarte per nje moment te ri mes shqiptareve, qeverisjen se bashku.
Top Channel