Vendoret ne proteste te kryeministria

05/12/2009 15:10

Punonjes te bashkive te majta ne te gjithe vendin kane protestuar per shkeljen e autonomise vendore qe po u behet  nga qeveria Berisha duke u reduktuar fondet ne arken e tyre. (UPDATE)

Kryetaret e bashkive te majta kane shprehur pamundesine per t’u sherbyer qytetareve pasi ata diskrimonohen ne ndarjen e e fondeve krahasuar me bashkite e djathta.

“Ministri i xhepave te pushtetit tha se ndarja e ketyre fondeve eshte bere ne menyre te barabarte, por jo, ndarja e fondeve me bashkive te tjetrit dhe te mia nuk ka lidhje me demokracine dhe socializmin, por me korrupsionin”, tha Rama, duke e konsideruar te palogjikshem kete veprim.

Te gjitha bashkite kane paralajmeruar shkurtim te vendeve te punes, te detyruar nga keshillat bashkiak per shkak te fondeve te pakta, por ata jane qetesuar nga kryetari i bashkise se Tiranes dhe njekohesisht kryetari i PS-se se nuk do te lejoje askend t’i detyroje te krijojne pakenaqesi me administraten.

“Vendi i tyre i punes kercenohet sepse kercenohemi te gjithe si njesi vendore me shkurtime te detyruara. Ta harrojne se ne do te largojme njeri nga puna dhe se do te braktisim qofte edhe nje njeri te vetem ne fatin e tij, duke u dorezuar perballe kesaj aleance qe nuk na dikton dot asgje”, u shpreh Rama.

Kryetaret e bashkive kane inssituar  ne 5 kerkesate tyre te cilat jane thelbi i reduktimit te fondeve per bashkite nga pushteti qendror. Dhe per kete kryetari i bashkise se Tiranes tha se nuk do t’i ndale presioni i askujt per t’i realizuar ato.

“Cfare mund te na beje ne fakt ky pushtet qe karagjozllekun e ka kthyer ne mjet jetese? Vetem na frymezon ne kete beteje qe jo vetem nuk e leme ne mes, po do ta cojme deri ne fund. Ky eshte ne thelb nje pushtet qesharak, qe sa me shume leh, aq me shume afron fundin e vet”, tha Rama.

Rama nuk ka lene pa komentuar pengesen qe policia u beri punojesve te bashkise per te marre pjese ne proteste si dhe incidentin e nje nate me pare me punonjesit e pastrimit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta