
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli prit sot ne mesdite zevendespresidentin e parlamentit italian, Roko Butiljone.
Ne konferencen e shkurter per shtyp, parlamentari italian u shpreh i bindur se Shqiperia do te marre ate qe kerkon: liberalizimin e vizave dhe njohjen e statusit te vendit kandidat.
Ai nuk pranoi te beje komente mbi mospjesmarrjen e opozites ne parlament, por shtoi se demokracia ka edhe konflikte, ndonjehere edhe te ndezur.
“Megjithate – tha Butiljone – ne jemi te shqetesuar per nivelin ku ka arritur konflikti politik ne Shqiperi”.
Zevendespresidenti i parlamentit italian, qe vuri ne dukje se ai vete i perket nje partie qe eshte ne opozite ne Itali, tha se ne nje demokraci po aq e rendesishme sa te qeverisesh, eshte edhe te besh opozite.
Ai u beri nje apel forcave politike ne Shqiperi per te njohur rezultatin e zgjedhjeve, te cilat u certifikuan edhe nga parlamenti europian.
Po ashtu, ai i beri nje thirrje edhe qeverise per ta trajtuar kete problem me shume zemergjeresi dhe bujari.
Ne kete menyre, sipas zevendespresidentit te parlamentit italian, “do te prezantohet ne Europe imazhi i nje Shqiperie te bashkuar”.
Top Channel