Maylam: Te respektohen institucionet

05/12/2009 08:25

Senatorja franceze, Garriaut Maylam, ka deklaruar dje se zgjedhjet kane perfunduar ndaj duhet qe te respektohen institucionet. Senatorja Maylam ka zhvilluar nje takim me kreun e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Siç ben te ditur zyra per shtyp e Kuvendit, senatorja franceze tha se vendi i saj ka kenaqesine te mbeshtese dhe te ndihmojne Shqiperine ne pershpejtimin e proceseve integruese.

Kryetarja e Kuvendit falenderoi Francen per mbeshtetjen dhe voten e saj pro Shqiperise me 16 nentor, per pranimin e statusit te vendit kandidat ne BE.

Po ashtu edhe deputetet franceze te Parlamentit Europian per rezoluten e cila vlereson arritjet madhore te Shqiperise ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Kryetarja  e Kuvendit tha se shqiptaret me vokacionin dhe mendesine e tyre perendimore jane energjia kryesore integruese.

Ajo tha se, ne ndihemi krenare qe beme te mundur qe ata te jene qytetare te NATO-s, te levizin vitin e ardhshem pa viza dhe se shpejti te behen edhe qytetare te Bashkimit Europian, sepse shqiptaret jane  europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA