Emigrantet, kontribute per pension nga vendet ku jetojne

05/12/2009 09:00

Emigrantet shqiptare, te cilet aktualisht jetojne jashte vendit apo qe kane bere bashkim familjar, duke terhequr dhe prinderit ne vendin ku jetojne do te kene me shume lehtesira.

Instituti i Sigurimeve Shoqerore dhe nje perfaqesi e patronatit ACLI, ngritur ne vitin 1945 me 72 dege ne te gjithe boten, kane nenshkruar nje marreveshje me disa pika per te ndihmuar emigrantet shqiptare me informacion, asistence, si dhe projekte ndihmuese lidhur me pensionet dhe derdhjen e kontributeve.

Konkretisht, sipas kesaj marreveshjeje, do te krijohet mundesia e informimit per te gjithe emigrantet shqiptare, kryesisht ne Greqi dhe Itali ku ndodhet edhe pjesa me e madhe e bashkekombesve.

Nga ana tjeter deget e ACLI, ne Tirane dhe Shkoder, japin asistence per te gjithe emigrantet e kthyer ne Shqiperi, lidhur me dokumentacionin e humbur, me te drejtat per te perfituar pension per ata qe kane punuar per disa vite jashte vendit, si dhe ndihme per sa i takon dhenies se informacioneve me te fundit per sigurimet, kontributet, vjetersine dhe perfitimet ne formen e pensionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA