Eshte zhvilluar me debate te forta mbledhja me dyer te mbyllura e zhvilluar dje ne Ministrine e Ekonomise, ku u prezantuan kater projektligje te reja, mes tyre dhe ulja e pragut te TVSH-se.
Pas nje nderprerje te gjate, Ministria e Ekonomise ka thirrur bizneset anetare te Keshillit Konsultativ te Biznesit (KKB), per te diskutuar rreth permbajtjes se projektligjeve, te cilat synojne rritje te madhe taksash, gjoba te larta, ndryshime rrenjesore ne deklarimin e te ardhurave.
Gazeta “Shqip” ka mundur te zbardhe debatin mes bizneseve anetare te Keshillit dhe zv.ministrit te Ekonomise, Eno Bozdo, ne cilesine e kryetarit.
I pranishem ishte edhe zv.ministri i Financave, Alfred Rushajt, te cilit iu desh te sqaronte permbajtjen e kater projektligjeve “Per TVSH-ne”, “Per lojerat e fatit”, “Per akcizat” dhe “Per tatimin mbi te ardhurat”.
Qe ne fillim, perfaqesuesi i Dhomes Amerikane te Tregtise, Genc Boga, u ankua se nuk ishte njohur me projektligjet dhe se nuk mund te jepte mendim.
Te njejtin problem kishin edhe dy anetare te tjere, por qe ndryshe nga Boga, projektligjet i kishin marre 24 ore para mbledhjes, duke mos pasur mundesi te konsultoheshin.
Njera pjese tjeter e debatit kishte te bente me uljen e pragut te TVSH-se, ku perfaqesues nga Konfindustria kerkuan perfshirjen e te gjitha bizneseve ne skeme.
Por, sipas zv.ministrit Rushaj, futja e te gjitha kategorive me TVSH, duke hequr kufirin, do ta bente me te veshtire kontrollin ndaj subjekteve.
Debate pati edhe per ligjin e ri te kazinove, i cili parashikon tarifa fikse mujore, pa bere diferencime sa i takon vendndodhjes se subjektit.
Top Channel