Berisha shkel ultimatumin e dyte
05/12/2009 08:35
“Te drejtat sipas ligjit”. Kjo eshte motoja e protestes qe pritet te zhvillojne sot kreret socialiste te pushtetit vendor.
Ata do te mblidhen ne oren 11:00 para godines se Kryeministrise, aty ku pak dite me pare leshuan nje ultimatum per shefin e mazhorances.
Ky i fundit duket se ka shkelur edhe kete ultimatum te dyte pas atij dhjete ditor te vendosur me 22 nentor.
Vendoret do te protestojne kunder cenimit te Kushtetutes dhe ligjit per autonomine vendore.
Dje opozitaret zhvilluan protesten para godines se Radiotelevizionit Publik Shqiptar, ku kerkuan largimin e drejtuesve.
Top Channel