Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Kryeministri Sali Berisha deklaroi serish sot se procesi zgjedhor i 28 qershorit ishte me transparenti.
Shefi i qeverise theksoi se vezhguesit nderkombetare ne raportet e tyre arriten ne perfundimin se nuk ka prova per manipulim te rezultateve ose numerimin te parregullt.
“Zgjedhjet permbushen parimet dhe angazhimet kryesore te standarteve te OSBE-se. Ai nuk i pranon rezultatet. Ai po me kerkon mua te hap kutite dhe te rinumerojme. Cfare do te thote kjo?Ka nje vendim gjykate. Ai shkoi ne Gjykate dhe gjykata vendosi qe nuk mund te kete rinumerim pa pasur kontestime. E thote ligji, i shkruar nga ai vete. Dhe sa kohe ju nuk keni kontestime, asnje kontestim, nuk mund te kete rinumerim. Ai akuzon komisioneret e vet per mungese integriteti. Hera e pare qe degjoj nje akuze kolektive per komisionere. Ai akuzon jo komisioneret e mi, por te vetet”, tha Berisha, duke folur ne distance per kryetarin e opozites Edi Rama.
Top Channel