Arrestohet babai monster

05/12/2009 15:10

Nje person rreth te 40-tave eshte kapur nga policia pasi u shpall ne kerkim nje dite me pare per shkak se mesditen e se premtes ka hedhur me vetedije nje femije 2 vjec nga nje lartesi prej disa metrash. (UPDATE)

Ai pati hipur ne nje mbikalim te linjes hekurudhore dhe ka hedhur ne asfalt femijen e tij vetem 2 vjec me inicialet E.Xh. kalimtaret kane shkuar menjehere ne ndihme te foshnjes i cili per shkak te lartesise ka thyer kemben dhe ka pesuar fraktura te tjera ne trup.

Ne gjendje shume te rende ai eshte derguar per ne spitalin e qytetit per t’i dhene ndihmen e pare mjekesore. Me pas eshte lajmeruar policia qe ka nisur kerkimin per autorin e ngjarjes.

Sipas policise, babai i te miturit eshte nje njeri me probleme. Disa muaj me pare ai eshte divorcuar nga bashkeshortja. Ende nuk behen te ditura shkaqet qe detyrua 40-vjecarin te arrije ne nje vendim te tille shokues. Femija nderkohe vazhdon te kurohet ne reanimacionin e spitalit rajonal te Shkodres.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta