Zv/presidenti i Komisionit Europian, Antonio Tajani deklaroi ne Tirane se ligji “antimafia” i sapomiratuar nga Parlamenti Shqiptar dhe reformat antikorrupsion te qeverise jane shume te rendesishme per luften ndaj krimit te organizuar, korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Kjo deklarate eshte pjese e njoftimit zyrtar te kryeministrit Berisha me zv/presidentin e Komisionit Europian, njekohesisht komisioner per Transportin. Ne njoftim thuhet se kryeministri Berisha ka informuar zotin Tajani per fokusimin e Qeverise Shqiptare ne luften kunder pasurive te vena nga krimi i organizuar dhe per konsolidimin e shtetit ligjor ne Shqiperi.
Ne kete takim Berisha dhe Tajani kane diskutuar edhe per ceshtjen e bojkotit te parlamentit nga opozita dhe sic thote njoftimi zyrtar, zv/presidenti i Komisionit Europian theksoi se debati politik duhet të zhvillohet në parlament. Tajan ka ndare te njejtat pikepamje edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me pas ne nje takim me te rinjte e qendres se djathte europiane ka shprehur mbeshtetjen edhe te Komisionit Europian per liberalizimin e vizave te Shqiperise dhe integrimin e saj europian.
Aktualisht Komisioni Europian eshte ne procesin e hartimit te pyetesorit per Shqiperine, i cili pritet t’u dorezohet autoriteteve shqiptare nga mesi i ketij muaji.
Top Channel