Superliga, Teuta shtang Kastriotin ne shtepi

04/12/2009 15:45

Teuta ka arritur t’i marre nje fitore me mjaft vlera skuadres se Kastriotit ne shtepi ne ndeshjen e pare te javes se 13-te te Superliges.

Golin e pare e ka shenuar durrsaku Hysa ne minuten e 19-te te takimit dhe ka qene Mile ai qe dyfushoi shifrat ne minuten e 65-te. Por vendasit nuk jane dorezuar dhe vetem 3 minuta me pas Pema ngushtoi rezultatin qe ngeli i pandryshuar deri ne fund te takimit.

Me kete fitore, Teuta ngjitet ne kuoten e 19 pikeve, larg zones se ftohte, ndersa Kastrioti vazhdon te notoje ne mesin e renditjes me 16 pike. Neser do zhvillohen ndeshjet, Apolonia-Vllaznia, Dinamo-Flamurtari dhe Gramozi Laci, ndersa te dielen Skenderbeu do perballet me Tiranen dhe Besa do te prese Shkumbinin.

Top Channel