
Kryetari i Bashkise se Tranes, Edi Rama ka ftuar bizneset e vogla te dalin te shtunen ne proteste para kryeministrise, per te kundershtuar ligjin e ri te taksave qe i klasifikon ata si biznes i madh.
Riklasifikimi jo vetem qe do te shtoje TVSH-ne dhe do te rrise tatimin mbi fitimin, por do t’i detyroje te rrisin cmimet, te rrisin numrin e punetoreve, te ndryshojne pagat e punetoreve, cka sipas kryetarit te bashkise i detyron ata te shkojne drejt falimentit.
”Kemi bere nje perllogaritje dhe gjysma e ketyre biznesve do te falimentojne drejtperdrejt dhe vetem pak kane shans per te mbijetuar. Me ato pak biznese qe do te ekzistojne do te rriten cmimet dhe fatura e shtrenjte shkon per qytetaret e thjeshte”, u shpreh Rama.
Ne ftesen shperndare bisneseve thuhet se ‘Berisha vendos cdo dite gjoba arbitrare ndaj biznesit te vogel, per te mbushur gropen e zeze te buxhetiti te shtetit, duke cuar drejt falimentit 3200 biznese dhe po aq familje drejt skamjes’.
Top Channel