
Deputete te opozites akuzuan qeverine se permes akuzave dhe ligjeve per luften kunder asaj qe ai e quan mafia te lidhur me opozite, po kerkon te hakmerret politikisht kunder opozites.
Ata thane se Berisha mafian e ka ne shtepine e tij dhe nuk do ta shikoje.
“U sugjerojme t’i hidhni nje sy raporteve te DIA-s Italiane (Departamenti Investigativ Antimafia) e cila, ne vijim te shqetesimit Europian e nderkombetar mbi veprimtarine e krimit te organizuar Shqipetar thekson se ”krimi organizuar shqiptar eshte i strukturuar ne veprimtari qe lidhen me trafikun nderkombetar te drogave dhe shfrytezimin e prostitucionit dhe drejtohet nga individe qe jetojne ne atdheun e tyre (Shqiperi) ku edhe riinvestojne fitimet e nxjerra nga veprimtarite e jashteligjshme”, u shpreh deputeti Ilir Gjoni.
Nderkohe qe deputeti tjeter, Sajmir Tahiri u shpreh se emrat e korrupsionit mund t’i thuhen qarte kryeministrit Berisha.
“Çmontimi dhe ndeshkimi i mafies se vertete duhet ta filloje me Shkelzen, Argiten dhe Jamarbrin, familjare te Sali Berishes qe kane perdorur pushtetin e babait per afera korruptive, me Fatmir Mediun, Lulzim Bashen dhe Sokol Olldashin, te cilet Sali Berisha jo vetem nuk i denon, por i fsheh pas imunitetit parlamentar duke i ngritur ne detyre ministrore per devotshmeri ne korrupsionin familjar, me Rrahmanin, Delijorgjin, Pinarin, Fahri Balliun, Fazllicin, Sefgjinin e shume te tjere si seksrete e bizneseve te familjes”, u shpreh Tahiri.
Top Channel