
Qeveria mori dje vendimin per percaktimin e procedurave te perkthimit te pyetesorit te Komisionit Europian, ne kuader te anetaresimit te Republikes se Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Ne vendim thuhet se Ministria e Integrimit organizon procesin e perzgjedhjes se perkthyesve per perkthimin dhe rishikimin e perkthimit te pyetesorit te Bashkimit Europian.
Per kete qellim, Ministria e Integrimit ndjek keto procedura: a) shpall lajmerimin per perzgjedhjen e perkthyesve; b) percakton kriteret per perzgjedhjen e tyre; c) percakton numrin e perkthyesve, qe do te perfshihen ne kete proces; ç) ndan punen ndermjet perkthyesve, sipas kapitujve/nenkapitujve te pyetesorit; d) kujdeset per unifikimin e terminologjise gjate procesit te perkthimit.
Vleresimi i kandidaturave behet nga nje komision vleresimi, i ngritur me urdher te ministrit te Integrimit.
Lista e perkthyesve te perzgjedhur miratohet nga ministri i Integrimit, me propozimin e komisionit te vleresimit.
Tarifa e shperblimit per perkthimin dhe rishikimin e perkthimit per nje faqe kompjuterike eshte 2 000 (dy mije) leke, sipas standardeve te miratuara nga ministri i Integrimit.
Efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar per Ministrine e Integrimit.
Ngarkohet Ministria e Integrimit per zbatimin, ndersa vendimi hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
Top Channel