Ndalohen punonjesit e Bashkise

04/12/2009 23:25

Policia e komisariatit numer 6 ne kryeqytet ka shoqeruar rreth 30 punonjes te ndermarrjes se gjelberimit te Bashkise se Tiranes , te cilet kane qene duke punuar ne zonen e grumbullimit te plerave ne Sharre.

Te gjithe puntoret jane shoqeruar ne ambjentet e komisariatit ne Kombinat ku jane mbajtur per me shume se 1 ore e 30 minuta.

Menjehere prane ambjenteve te tij kane mberritur deputete te shumta te Partise Socialiste te cilet kane kembengulur te merrin shpjegime per arsyet e ndalimit te tyre.

Pas hyrjes se deputeteve socialiste ne ambjentet e komisariatit ka nisur edhe lirimi i te gjithe te shoqeruarve.

Vete puntoret nuk dine te japin nje pergjigje per arsyen e ndalimit te tyre teksa kane qene duke kryer punen e tyre te perditshme ne piken e grumbullimit te plehrave ne sharre.

Deputetet socialiste kane theksuar se ky ndalim absurd eshte nje presion i hapur qe shteti po i ben pushtetit vendor duke shfrytezuar strukturat e tij policore.

“Jemi thellesisht te shqetesuar sepse mendojme qe ky aksion eshte tendencioz ne kufijte e terrorit shteteror sepse behet ne diten e trete te protestes se perfaqesuesve vendore te PS-se dhe ne prag te protestes se neserme te perfaqesuesve vendore”, deklaroi deputeti socialist, Saimir Tahiri.

Socialistet jo pa ironi thane se keto jane rezultatet e para te ligjit te hekurt antimafia.

Nderkohe policia e Tiranes ka reaguar e me ane te zedheneses Alma Katragjini duke deklaruar se mjetet e punes se ndermarrjes se gjelberimit kishin mangesi dokumentacioni dhe se punonjesit e saj kane qene jashte orarit te punes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA