Galliani nxehet me Gattuso
04/12/2009 16:20
Adriano Galliani po humbet durimin me Gennaro Gattuso.
“Nuk me duket sikur ka marreveshje me ndonje tjeter. Megjithate Milani nuk eshte nje hotel ku cdokush ben ate qe do, paguan llogarine dhe iken”, u shpreh ai.
Drejtuesi i klubit kuqezi eshte nxehur me mesfushorin i cili disa dite me pare ka bere te ditur se do te kerkoje nje skuader tjeter pasi Leonardo nuk e po e merr me ne konsiderate.
Edhe sepse Lippi i ka deklaruar hapur se nese nuk luan si titullar, nuk do te jete pjese e perfaqesueses italiane ne boterorin e Afrikes se Jugut.
“Gattuso duhet te sherohet sa me shpejt dhe te jete ne dispozicion te skuadres, te gjitha te tjerat do te rregullohen me kalimin e kohes”, theksoi Galliani.
Top Channel