
Rritja e pritshme e cmimit te energjise elektrike ne masen mbi 40% ka ngjallur reagimin e biznesit, e cila sipas tyre eshte e pajustifikueshme.
Nje tjeter shqetesim per tregtaret eshte edhe vendimi i qeverise per kalimin e biznesit te vogel me xhiro vjetore 5 milone leke ne biznes te madh.
Sipas kryetarit te Shoqates per Mbrojtjen e Tregut dhe Tregtareve, ky vendim i qeverise ne kohen kur tregtaret po perballen me ulje te shitjeve dhe me humbje te konsiderueshme per shkak te referencava te larta doganore, eshte nje tjeter kosto shtese.
Tregtaret kerkojne nga qeveria te marre masa dhe mos te lejoje rritje te metejshme te cmimit te energjise, rritje e cila do te percillet direkt te konsumatori duke dobesuar akoma me teper buxhetin e tyre familjar.
Ne te njejten kohe ata kerkojne nje studim me te detajuar mbi mundesite qe ka biznesi i vogel me xhiro vjetore 5 milione leke qe do te kalojne ne biznese te medha, per perballimin e kostove si nje biznes i madh.
Top Channel