Pasi kane perfunduar orarin zyrtar te punes, punonjesit e Bashkise se Tiranes kane protestaur serish ne sheshin “Skenderbej” ndaj vendimeve te fundit te kryeministrit Berisha dhe deklaratave te tij qe sipas tyre neperkemb dinjitetin e cdo punonjesi te bashkise.
“Jemi duke protestuar per te drejtat kushtetuese dhe demokratike. Lidhja e buxhetit te bashkise me fatin e biznesit lokal ndikon ne investime. Ju ftoj qe neser ne oren 10 te jemi serish ne kete shesh per te vazhduar protesten”, deklaroi drejtoresha e sektorit te puneve publike ne bashki, Albana Kociu.
Drejtues te bashkise i jane kunderpergjigjur edhe akuzave te ministrit te Finacave, Ridvan Bode per keqperdorimin e fondeve nga bashkite dhe komunat.
“Bashkite dhe komunat i kane perdorur fondet ne nje proces transparent. Buxhetet bashkiake jane te vetmet qe garantojne nje transparence te hapur”, shprehet drejtoresha e planifikimit strategjik, Vasilika Viero. Diten e shtune punonjesit e bashkise se bashku me bisneset e vogla do te protestojne para kryeministrise lidhur me vendimet me te fundit te qeverise te cilat cenojne buxhetin e bashkise.
Top Channel