Nje dite me pare mazhoranca ne Kuvend me 74 vota kaloi ligjin e ashtuquajtur antimafia, te cilin kryeministri e cilesoi si nje arme te forte qe do te perdoret me gjithe forcen e tij nga ekzekutivi.
Por pas ligjit duket se ekzistojne dyshime dhe polemika te forta, jo vetem nga juristet vendas, por edhe nga nderkombetaret. Ne numrin qe del te shtunen revista “Mapo” ka publikuar pjese te qendrimeve “Opdat” dhe “Euralius” mbi ligjin, perkatesisht te misioneve te Departamentit amerikan te Drejtesise dhe Bashkimit Europian, te cilat mbikeqyrin reformen per drejtesi.
Ndersa e konsiderojne iniciativen si mjaft te rendesishme ne luften kunder krimit te organizuar, ne te njejten kohe dy misionet shprehin shqetesime serioze per disa nene te tij.
Sipas revistes “Mapo”, te dy misionet kane kerkuar qe ky ligj te mos miratohet, por te kthehet serish ne Ministrine e Drejtesise per t’u ripunuar dhe konsultuar me institucionet e interesuara shqiptare dhe eksperte te huaj.
Mbi te gjitha, ekspertet e huaj nenvizojne si te papranueshem termin “standard i pajustifikuar jetese…”, i cili sipas tyre ne menyren sesi eshte shprehur ne ligj shfaq mundesine per te dhunuar garancite kushtetuese te se drejtes se prones private.
Vec dy misioneve te huaja, kritika ka patur per projektligjin tashme ligj pas miratimit ne kuvend edhe nga Prokuroria e Pergjithshme, institucioni qe duhet te zbatoje ligjin.
Revista “Mapo” ka publikuar nje pjese te korrespondences me Ministrine e Drejtesise ku thuhet se projektligji eshte ne kundershtim me nje sere aktesh normative dhe per me teper theksohet ne letren e organit te akuzes ai bie ne kundershtim me Kushtetuten.
Nder pikat qe prokuroria citon si mjaft te rendesishme eshte se sipas ligjit dy individe me kushte te barabarta shteti njerin mund ta ndjeke penalisht per pasurine e tij, ndersa nje tjeter ne kushte te barabarta jo. Pra sipas ketij ligji per shkak te pasaktesise se tij cdo qytetar mund te jete i dyshuar.
Te njejtin shqetesim si te huajt ngrene edhe konstitucionalistet shqiptare per te cilet perkufizimi “standard i pajustifikuar i jeteses” jep nje shkas per te nisur procedim penal ndaj personit qe gezon kete standard.
Per me teper thone konstitucionalistet gjykimi i ketij ligji qe u miratua me shumice te thjeshte do te behet nga gjykata e krimeve te renda, funksionimi i te ciles mundesohet me nje ligj te miratuar me shumice te cilesuar.
Top Channel