Kryetari socialist Edi Rama deklaroi se opozita eshte e vendosur me shume se kurre ne kerkesen e saj per hapjen e kutive, ndryshe kryeministri Sali Berisha duhet te largohet.
“Hap kutite ose largohu, nese nuk na jep te drejten tone, nuk i jep te drejten familjeve ne nevoje, njerezve qe duan pergjigje nga institucionet”, u shpreh Rama.
Me kete moto te re duket se do te zhvillohet nje fushate e re protestash ne cdo zone, ku ka njerez te pakenaqur me kete qeveri, biznesmene, sipermarres te cilet jane genjyer nga premtimet e kryeministrit. Kjo fushate do te kete finalen e saj ne kryeqytet, ku sipas Rames njerezit do te jene shume here me teper se ata te 20 nentorit.
“Ne do te mbrojme sipermarresit e vegjel, te mesem dhe te medhenj nga ky pushtet qe po i rrjep. Ne do te mbrojme sipermarresit e rrugeve, te cileve shteti u ka mbetur borxh. Berisha po pengon ata biznesmene qe punesojne qindra e mijera njerez”, u shpreh Rama.
Rama: Berisha e mbylli reflektimin me turp
Kryetari socialist ne nje takim te grupit kuvendor deklaron se kryeministri nuk arriti te reflektoje ne 10 ditet, dhene ne emer te forces se arsyes dhe jo arsyes se forces.
“E quajti ultimatum, vuri alarmin per rrezimin e pushtetit me dhune, ngriti doren ndaj nenes sime, nenes se djalit tim, rrethit tim familjar, ndaj bashkepunetoreve te mi me te ngushte”, tha Rama.
Sipas tij, ne 10 dite kohe per reflektim, Berisha nxorri ne driten e diellit, fytyren e mbushur me maraz dhe plot frike, duke perseritur fjalet per nje shtet te hekurt, te thena vetem nga diktatoret kur e ndjejne token t’u levize nen kembe.
“Opozita eshte e vendosur te sakrifikoje deri ne fund per te marre te drejten dhe per te mos lejuar me manipulimin zgjedhor”, u shpreh Rama.(vijon)
Top Channel