Peza: Bojkoti i opozites, zgjedhje e gabuar

03/12/2009 00:00

Gazetari i njohur Alfred Peza ka kritikuar bojkotin e zgjedhur nga opozita per te protestuar per hapjen e kutive te votimit.

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Peza eshte shprehur se opozita mund ta beje betejen e saj vetem brenda mureve te Kuvendit.

“Jam dakord me cdo kerkese qe artikulon opozita, eshte ne te drejten e saj te kerkoje me shume standarte ne zgjedhje dhe te hetoje aty ku dyshon se jane manipuluar gjerat. Une jam kunder formes permes se ciles opozita po e kerkon te drejten e saj, qe eshte bojkoti. Une do ta mbeshtesja pa rezerva ate qe ben opozita nese ajo do ta bente kete lufte ne Parlament dhe duke vendosur kusht mos votimin per mazhorance te cilesuar”, ka deklaruar Peza.

Sipas tij, i takon opozites qe te marre e para nismen per te zhbllokuar konfliktin politik, duke qene se shumica e apeleve te nderkombetareve i drejtohen asaj.

“Persa i perket bojkotit, do te doja te citoja disa perfaqesues nderkombetare. Zoti Bosch thote se, eshte koha qe te kete dialog te qendrueshem dhe se opozita duhet te kthehet ne Parlament. Parlamenti Evropian i ka bere thirrje opozites qe te kthehet ne Parlament. Kemi edhe Pierre Mirel, i cili ne nje interviste per nje televizion tha se, ky bojkot eshte ne kundershtim me progresin e Shqiperise, prandaj dhe opozita duhet te kthehet ne Parlament”, ka cituar Peza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA