Mbi 5.4% e nxenesve te shkollave te mesme, nga mosha 14-18 vjeç, kane provuar kanabis te pakten nje here.
Rreth 1.4% e nxenesve shqiptare kane provuar ekstazi, ndersa 4% e tyre kane perdorur heroine dhe kokaine.
Te dhenat jane bere publike nga raporti i fundit i shoqates “Aksion Plus”. Raporti eshte i bazuar ne anketime, intervista, rrefime. “Shumica e perdoruesve te droges ne vendin tone perdorin kanabis, por ka nje rritje te konsiderueshme te personave qe jane te varur nga heroina”, tha drejtori i shoqates “Aksion Plus”, Genc Muçollari.
Sipas tij, fenomeni i droges eshte i perhapur ne te gjithe vendin. Shtrirje me te madhe ka kryesisht ne zonat urbane te Tiranes, Shkodres, Vlores, Fierit, Lushnjes, Korçes e Gramshit. Ne studim konstatohet se 8 mije deri ne 10 mije perdorues injektojne heroine nepermjet te njejtes shiringe, shkak ky qe rrit rrezikun e infektimit me HIV/AIDS apo semundje te tjera, qe transmetohen nepermjet gjakut.
Pacientet qe trajtohen ne qendren e “Aksion Plus”-it, kane rrefyer se mosha kur kane nisur te drogohen eshte 13-14 vjeç dhe se shumica e tyre kane nje histori 8-10 vjeçare te perdorimit te disa drogave. Fillimisht ata kane perdorur droga te lehta, per te kaluar me pas tek ato te “rendat”, si eshte heroina.
“Kohet e fundit eshte vene re nje rritje e konsiderueshme e perdoruesve midis anetareve te komunitetit rom. Ky komunitet, perveç droges, eshte i prekur nga papunesia, varferia e thelle, aksesi i ulet ndaj sherbimeve shendetesore”, theksoi Muçollari.
Sipas te dhenave, mosha mesatare e romeve qe kane perdorur droge per here te pare eshte 15 vjeç. Kjo vjen si pasoje e nivelit te ulet te informacionit, dhe injektimit ne kushte te keqija higjienike, duke shtuar rreziqe te tjera shendetesore per ta. Marrja e droges behet ne shtepi, ne zona te braktisura te lagjeve te tyre, poshte urave apo ne bregun e lumit te Tiranes.
Top Channel