Opozita protesta deri ne largimin e Berishes

03/12/2009 13:45

Ne perfundim te afatit 10 ditor, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se opozita nuk do te terhiqet, por do te hidhet ne protesta, e vendosur per t’i shkuar te vertetes se zgjedhjeve deri ne fund.(UPDATE)

Rama prezantoi edhe slloganin e ri opozitar “Hap kutite ose largohu!”.

Lidhur me sulmet kunder familjes, zoti Rama tha se kurre nuk ka sulmuar askend per jeten personale, por ne rastet kur njerezit e Berishes jane permendur per implikime ne afrea korruptive, keto nuk jane sulme te jetes private.

Pjese nga fjalimi i kryetarit socialist Edi Rama

“Ne sot e tutje nuk do te kerkojme me thjesht hapjen e kutive, po largimin e Sali Berishes perderisa kutite nuk hapen. Hap kutite ose largohu, kjo do te jete kryefjala e protestes sone.

Protesta jone do te shtrihet ne te gjithe Shqiperine, permes nje opozitarizmi qe do te jete kudo ku shqiptaret perballen me pushtetin e se keqes, me pabarazine shoqerore qe thellohet e me arrogancen shteterore qe theksohet, me varferine e papunesine ne rritje perballe çmimeve qe rriten edhe me shume, me mungesen e mbeshtetjes politike e njerezore ne kushtet e braktisjes paralizuese apo te neperkembjes poshteruese nga ana e nje shteti qe ekziston vetem per pushtetaret jo per qytetaret.

Fjalet do t’i shoqerojme me protesta dhe protestat nuk do t’i masim me numer pjesemarresish, po do t’i peshojme me rendesine e çeshtjes se çdo shqiptari ne nevoje. Invalidet ne shume qytete nuk marrin ndihmen sociale prej muajsh, askush nuk i ka degjuar deri tani.

Ne do t’i degjojme dhe do te reagojme per ta, do te dalim ne rruge per ta, do te zeme dyert e shtetit per ta. Hap kutite ose largohu nese nuk u jep dot ketyre fatkeqeve ate qe u jep ligji. Po keshtu nuk marrin ndihmen ekonomike plot e plot familje ne nevoje, qe jane sakrifikuar per rrushte e kumbullat e fushates elektorale ku fondet e ndihmes ekonomike u derdhen ne kanalet e korrupsionit elektoral. Do te jemi me ta dhe per ta, ne cdo qytet, pa i numeruar sa behen ne proteste, por duke u vleresuar te drejten qe u jep varferia e ligji dhe nuk ua mohon dot Sali Berisha.

Hap kutite ose largohu nese nuk u jep dot ketyre njerezve te varfer ate qe u takon me ligj e me zot.

Nderkohe po afrohet janari i rritjes se cmimit te energjise. Per fajin ekskluziv te Sali Berishes, qe kater vjet me rradhe beri politiken e taramam karadyzenit me kete ceshtje kaq delikate, rritja e fatures se janarit po afrohet si nje bombe mbi kokat e familjeve e te sipermarrjeve shqiptare.

Nuk do te paguajne shqiptaret, perpara sesa te paguaje fillimisht per papergjegjshmerine e tij kryeministri qe e genjeu popullin per t’i marre votat dhe e la barren e miliona njerezve te behej plumb e rende per hir te interesit te pushtetit te tij. Hap kutite ose largohu nese nuk e mban fjalen qe u ke dhene njerezve se sa te kene Sali Berishen nuk do t’u rritet çmimi i energjise.

Janari po vjen si flame edhe mbi biznesin e vogel, mbi pjesen me serioze dhe delikate te tij, biznesin me mbi 5 milione leke xhiro ne vit, i cili nga janari do te paguaje ne kulmin e krizes ekonomike TVSH e tatim fitimi njesoj si çdo biznes i madh, se keshtu, duke i marre frymen biznesin kujton ky pushtet inkompetentesh se do te mbushe arken e zbrazur nga Saliu per fushate elektorale dhe do t’ia hedhe krizes se rende ekonomike.

Ne do ta mbrojme  biznesin e vogel nga kjo goditje me te gjithe forcen tone dhe do te ftojme ne proteste çdo biznesmen te vogel, te majte e te djathte, per te mos lejuar qe gjysma e tyre te falimentojne dhe gjysma tjeter te detyrohen t’ua faturojne konsumatoreve barren arbitrare te Saliut.

Hap kutite ose largohu nese nuk u jep biznesmeneve te vegjel ate qe u takon ne kete kohe krize, te drejten qe te mbijetojne pa qene te detyruar te mbyllin qepenat per shkakun e verberise tende.

Ky eshte pushteti i nje dore biznesmenesh te oborrit te familjes, ne do te jemi partia e çdo shqiptari qe merret me biznes. Do t’i mbrojme sipermarresit e vegjel, te mesem e te medhenj, dhe do t’i çlirojme njehere e mire nga makthi i nje pushteti kryekeput klientelist e te korruptuar, i cili i trajton njerezit e biznesit si kulake qe duhen rrjepur me gjoba apo si mafioze qe duhen asgjesuar fare.

Sot ky pushtet u ka borxh dhjetera miliona euro kompanive te rrugeve, qe jane zhytur nga ana e tyre ne borxhe per te shtruar asfalt ne kohen e shiritave elektorale, me premtimin se leket do t’i marrin me mbrapa.

Hap kutite ose largohu nese nuk u jep lirine e te drejtat e barabarta kushtetuese te gjithe shqiptareve sipermarres, qe punesojne te tjere shqiptare qe ushqejne familjet e tyre me pune e mund, dhe meritojne te trajtohen me nderim e dinjitet nga qeveria e vendit te tyre, jo me perçmim e agresivitet nga nje pushtet qe ka grabitur votat per te grabitur edhe vendin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA